Berisha në konferencën e sotme për shtyp
Kreu i PD, Sali Berisha lajmëroi sot se dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve.
“Dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve.
PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, narkoshteti i tij, ose ndaj kësaj narkodiktature ka vetëm një rrugë, protestë, protestë dhe vetëm protestë”, deklaroi sot Berisha gjatë një konference për shtyp.
Berisha tha se do të përcaktohet skenari edhe për protestën kombëtare, ajo do thirret në momentin e duhur.
“Protesta kombëtare do përcaktohet skenari.
Ajo do thirret në momentin e duhur.
Fillimi është ky me këtë parlament-protestë para kryeministrisë.
Dhe pastaj do punohet për thirrjen e një proteste të përgjithshme, skenari i të cilës do përcaktohet”, theksoi kreu i PD. a.b










