SPAK thirri kreun e PD, Sali Berisha në lidhje me hetimet për “21 Janarin”, për këtë të premtetë premte.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka dërguar një fletëthirrje ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues përpara Kryeministrisë.
Berisha është njoftuar të paraqitet të premten, më 14 nëntor, në orën 10:00 në ambientet e SPAK-ut.
Kjo është hera e parë që ish-kryeministri thirret nga SPAK për këtë dosje, e cila pas më shumë se një dekade është rihapur për hetim.
Berisha ka deklaruar se është i gatshëm të japë shpjegimet e tij në lidhje me atë ngjarje duke deklaruar se nuk ka pasë asnjë urdhër për të qëlluar protestuesit por se Garda ka respektuar ligjin. a.b











