Behgjet Pacolli
Konflikti mes aksionerëve të aeroportit të Vlorës ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku është paraqitur biznesmeni Behgjet Pacolli. Ai ndodhet në një pozitë të dyfishtë, pasi figuron si kallëzues dhe njëkohësisht i kallëzuar në këtë çështje.
Sipas burimeve, kallëzimi ndaj Pacollit është bërë nga ortaku i tij, Valon Ademi, ndërsa vetë Pacolli ka depozituar një kallëzim kundër Valon Llukës, noteres Valbona Selimi dhe po ashtu Ademit.
Hetimet lidhen me përplasjet mes aksionerëve për menaxhimin dhe pronësinë e aeroportit të Vlorës, ndërsa mësohet se Pacolli pritet të merret në pyetje në kuadër të kësaj çështjeje.










