Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për “Rrumin”, vëllain e tij dhe Enea Kumen.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë” për Aleksandër Lahon, i njohur me nofkën “Rrumi”. Vendimi është dhënë edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për Vlash Brahjën, të dyshuar për tjetërsimin e tokave në zonën e Gjirit të Lalzit.
Në të njëjtën seancë, para Apelit të GJKKO doli edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”.
Sipas hetimeve, Enea Kume dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut të ndodhur në vitin 2021 në Durrës, ngjarje që lidhet me grupin e drejtuar nga Aldo Avdyli. a.b











