Një 58-vjeçar i dënuar nga drejtësia italiane është vënë në pranga në Vermosh, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe në bazë të informacionit të shkëmbyer mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane, policia e Malësisë së Madhe arrestoi shtetasin Frederik Naçaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.
Naçaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Udines e kishte dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.












