Pamje nga pavioni ku mbahej e mitura. Aty pranë është edhe ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Është rënduar bilanci i zjarrit tragjik që përfshiu disa ditë më parë një banesë në Maliq, ku humbën jetën nëna dhe djali i saj. Pas disa ditësh në gjendje kritike, vajza 6-vjeçare e familjes Azisllari, e shtruar në QSUT, ka ndërruar jetë këtë të premte.
Ngjarja e rëndë ndodhi kur banesa u mbulua nga tymi që përfshiu ambientin e kuzhinës. Në momentin që forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje, dy fëmijët u gjetën jashtë banesës në gjendje të asfiksuar.
Nëna, Merjeme Azisllari, humbi jetën në vend, ndërsa djali 14-vjeçar, Luka, u transportua në gjendje kome në Spitalin e Korçës, ku më pas ndërroi jetë.
Vogëlushja 6-vjeçare po trajtohej prej disa ditësh në reanimacion në Tiranë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Kështu, tragjedia në familjen Azisllari numëron tashmë tre viktima, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e saktë të zjarrit. m.k










