Tom Doshi në SPAK dy ditë më parë
Tom Doshi është arratisur pas mundësisë që SPAK të urdhëronte arrestimin e tij. Kjo është në përgjitjësi postimi i kreut të PD, Sali Berisha këtë mesditë.
”Toma ia mbathi!
Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.
Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha në rrjete sociale.
Njoftime të tilla nga Berisha janë verifikuar si të sakta. Pak ditë më parë Berisha tha se edhe Vangjush Dako është arratisur. a.b












