Fëmijët e Pëllumb Metës në sallën e gjyqit
Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin përfundimtar për krimin e rëndë që tronditi opinionin publik në fillim të vitit 2024. Hysen Meta, djali i viktimës, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e babait të tij, 49-vjeçarit Pëllumb Meta.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Shënavlash të Durrësit dhe u zbulua më 10 shkurt 2024, pasi trupi i pajetë i Pëllumb Metës u gjet i groposur nga vetë fëmijët e tij.
Përfshirë në krim ishin edhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Vajza, Hygerta Meta, është dënuar me 8 vite burgim, ndërsa djali tjetër, Amarildo Meta, do të vuajë 5 vite. Bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, është dënuar me 3 vite heqje lirie. a.b












