Veliaj në SPAK në një nga seancat e pyetjeve para arrestimit
Seanca paraprake në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj u shty sot pas bojkotit të seancave gjyqësore nga avokatët që erdhi pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami.
Seanca e radhës u caktua në datë 28 tetor ora 10.00, ndërsa një ditë më parë Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën e radhës të Veliajt për konstatimin e shkeljeve procedurale gjatë hetimeve paraprake.
Veliaj u arrestua në shkurt të 2025 me disa akuza. a.b











