• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kushtetuesja i shkurton mandatin Sonila Bejtjes pas kërkesës së Presidentit Begaj

droni by droni
16 October, 2025
in Kryesore, Politika
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka shpallur zyrtarisht vakancën për mandatin e anëtares Sonila Bejtja, i cili përfundon në vitin 2025 pasi kërkesa për shpalljen e kësaj vakance ishte paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Në vendimin e marrë sot Kushtetuesja thekson rëndësinë e respektimit të parimit të ripërtëritjes së përbërjes çdo tre vjet me një të tretën e anëtarëve.

Sipas vendimit të Kushtetueses këtë vit do rinovohen 3 vende, Sonila Bejtja, Holta Zaçaj dhe Elsa Toska.

Gjykata Kushtetuese ka llogaritur mandatet e gjyqtareve Bejtja dhe Toska si të nisura në vitin 2016, kur janë larguar anëtarët, të cilët zëvendësuan dy zonjat.

Gjyqtarja Sonila Bejtja është emëruar në detyrë në vitin 2020, si pasuese e mandatit të plotë të gjyqtarit Besnik Muçi, i cili u largua nga detyra vetëm pas dy muajsh, për shkak të Vetingut. Gjyqtari Muçi ishte emëruar për një mandat të plotë 9-vjeçar dhe i përfundonte në shtator të vitit 2028.

Sipas interpretimit të ri të Kushtetueses në vitin 2028 ikin Fjona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Sandër Beci ndërsa në vitin 2031 largohen Gent Ibrahimi, Marjana Semini dhe Ilir Toska.

NJOFTIMI I GJK/ Gjykata Kushtetuese në datën 16.10.2025 mori në shqyrtim çështjen nr. 1 (P) 2025 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”.

Gjykata vlerësoi, fillimisht, se kërkesa e paraqitur nga Presidenti i Republikës, ndonëse në objektin e saj përmban kërkimin për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, referuar shkaqeve në përmbajtje të kësaj kërkese, në thelb, parashtrohet kërkimi që Gjykata të zgjidhë një mosmarrëveshje kompetencash në lidhje me mbarimin e mandatit të gjyqtarit kushtetues dhe ushtrimin nga Presidenti, në cilësinë e organit të emërtesës, të kompetencës për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe interpretimin përfundimtar të normave kushtetuese që përcaktojnë kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues.

Gjykata vlerësoi se paqartësia e krijuar lidhur me kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues ka në dukje karakteristikat e një mosmarrëveshjeje kompetencash midis organeve të përfshira në procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues. Gjykata çmon se për mandatet e gjyqtarëve kushtetues janë të zbatueshme dy parime kushtetuese, ai i përtëritjes së pjesshme të Gjykatës çdo tre vjet me një të tretën e saj dhe ai i kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, çka bën të nevojshëm interpretimin përfundimtar të Kushtetutës lidhur me ndërveprimin e këtyre parimeve.

Gjykata mban në konsideratë se përmbajta e çdo dispozite të Kushtetutës duhet të interpretohet në mënyrë që të jetë e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese, pasi çdo dispozitë kushtetuese ka një lidhje të caktuar me dispozitat e tjera dhe së bashku ato formojnë një tërësi normash të harmonizuara.

Gjykata mori në analizë, ndër të tjera, përmbajtjen e nenit 127, pika 1, shkronja “b”, të Kushtetutës që bën fjalë për mandatin kushtetues 9-vjeçar, nenit 125, pika 3, që parashikon qëndrimin në detyrë të gjyqtarit kushtetues, nenit 125, pika 6, që parashikon përtëritjen e pjesshme periodike të Gjykatës Kushtetuese, si dhe nenit 179, pika 3, të Kushtetutës, që ka parashikuar rregullimet kalimtare për kohëzgjatjen e mandateve kushtetuese dhe përtëritjen e rregullt të Gjykatës.

Në interpretimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës Gjykata vlerësoi se përmes kësaj dispozite kushtetuese është synuar nga kushtetutëbërësi të rregullohet regjimi tranzitor i mandateve të gjyqtarëve kushtetues të emëruar/zgjedhur menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016. Gjykata vlerësoi se qëllimi i dispozitës kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së saj, parim i përcaktuar shprehimisht në nenin 125, pika 6, të Kushtetutës.

Për sa më sipër, në vlerësimin e Gjykatës, parimi i përtëritjes së pjesshme për këta gjyqtarë mbizotëron në raport me parimin e kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, duke vënë theksin se kohëzgjatja e këtyre mandateve si më sipër ka qenë e kufizuar në kohë që në krye të herës, pasi vetëm në këtë mënyrë dhe vetëm përmes këtij interpretimi do të garantohet qëllimi kryesor i dispozitës kalimtare, nenit 179, pika 3, të Kushtetutës. Të njëjtit qëllim i shërben edhe parashikimi i shprehur në po këtë dispozitë për përcaktimin e dy mandateve më të shkurtra se 9 vjet.

Gjykata vlerëson të theksojë se në këtë dispozitë, në funksion të garantimit të përtëritjes së rregullt, është bërë parashikimi edhe për gjyqtarët e tjerë, kohëzgjatja e mandateve të të cilëve bëhet sipas ligjit, i cili ishte pjesë e së njëjtës paketë legjislative me ndryshimet kushtetuese. Ndonëse në pikën 4 të nenit 86 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” nuk parashikohet shprehimisht koha e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, në përmbajtje të kësaj dispozite është përcaktuar skema kohore e përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, skemë sipas të cilës përtëritja e parë me një të tretën bëhet në vitin 2025, përtëritja e dytë me një të tretën bëhet në vitin 2028 dhe përtëritja e tretë me një të tretën bëhet në vitin 2031.

Në përfundim, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi:

Njëzëri,

1. Kompetenca për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues i përket Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm pas kësaj organi i emërtesës ushtron kompetencën e tij të emërimit/zgjedhjes të gjyqtarit kushtetues.

2. Shqyrtimin veçmas të kërkimit të Presidentit të Republikës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Me shumicë votash,

3. Interpretimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës si vijon:

Qëllimi i dispozitës kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, parim i përcaktuar në nenin 125, pika 6, të Kushtetutës. Për këtë arsye, neni 179, pika 3, i Kushtetutës ka përcaktuar shkurtimin me më pak se 9 vjet të mandateve të dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, njëri deri në vitin 2025 dhe tjetri deri në vitin 2028. Për sa i përket “kohëzgjatjes së mandatit, sipas ligjit” të gjyqtarëve të tjerë, kjo dispozitë kushtetuese i referohet nenit 86, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili ka përcaktuar skemën kohore të përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, duke parashikuar përtëritjen e parë me një të tretën në vitin 2025, përtëritjen e dytë me një të tretën në vitin 2028 dhe përtëritjen e tretë me një të tretën në vitin 2031.

Fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përgjatë këtij regjimi tranzitor përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. m.k

Previous Post

Argumentat e Ramës në Gjykatën Kushtetuese: Pse e shkarkuam Veliaj përmes ‘shkeljes administrative’

Next Post

Akademia ushtarake jep shpjegime për honoraret e Presidentit Begaj

droni

droni

Next Post

Akademia ushtarake jep shpjegime për honoraret e Presidentit Begaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.