Ka humbur jetën rrugës për në spital gjyqtari Astrit Kalaj. Ai është qëlluar me armë zjarri në sallën e gjyqit të Apelit në Tiranë nga shtetasi Elvis Shkëmbi.
Po ashtu janë plagosur dhe dy persona që ndodheshin në sallë, babë e bir.
Mesohet paraprakisht se çështja lidhur me pronësinë.
Astrit Kalaja ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin “Jurist”, emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës.
Shtatë vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit, çka e dërgon në 18 numrin e viteve që e lidhin me sistemin e drejtësisë. Në kuadër të procesit të Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019. a.b










