Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë pasdite në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Sipas burimeve të para nga vendngjarja, dy persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe gjyqtari Astrit Kalaja. Sipas informacioneve, gjyqtari është qëlluar në gjoks brenda sallës së seancave gjyqësore dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit për trajtim mjekësor.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa hetimet janë në vijim. Gjendja shëndetësore e gjyqtarit Kalaja vlerësohet kritike sipas burimeve të spitalit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën përreth Gjykatës së Apelit derisa situata të vihet plotësisht nën kontroll.
Policia ka arrestuar autorin. a.b











