Makina e shkatërruar
Një person u ekzekutua këtë mbrëmje në Sarandë me eksploziv. Ai humbi jetën ndërsa ndodhej brenda makinës.
“Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit Isuf Jaçaj. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën”, njoftoi policia e Satandës.
Jaçaj është babai i Klaus Jaçaj, makina e të cilit u sulmua me eksploziv pak ditë më parë. Motivi besohet të jetë një përplasje me armë për menaxhimin e një plazhi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor. m.k










