Komisioni rregullator në KQZ dështoi sot të kalonte disa projektvendime që kanë lidhje me zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
”Komisioni Rregullator u mblodh për shqyrtimin e katër projektvendimeve në kuadër të zgjdhjeve të pjesshme për kryetar bashkie që do të zhvillohen në datën 9 nëntor 2025.
Për shkak të mungesës së pjesëmarrjes së dy anëtarëve të Komisionit dhe si rrjedhojë e mungesës së kuorumit vendimmarrës, mbledhja e Rregullatorit nuk u zhvillua dhe projektvendimet nuk u shqyrtuan”, njoftoi KQZ. a.b










