Kryebashkiaku i Vau Dejësit, Kristian Shkreli u paraqit këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Shkreli është nën hetim për veprën penale të korrupsionit zgjedhor, e cila lidhet me procesin e zgjedhjeve vendore të datës 11 maj 2025. Pak muaj më parë, atij iu sekuestrua edhe telefoni celular, si pjesë e hetimeve të nisura nga SPAK.
Burime bëjnë me dije se së bashku me Shkrelin janë thirrur për të dhënë shpjegime edhe tre persona të tjerë, të dyshuar në të njëjtën çështje.
I pyetur nga mediat, Shkreli është shprehur se nuk ka ende informacion të qartë për arsyen e thirrjes:
“Se di për çfarë më kanë thirrur, të shohim për çfarë.”
Sa i përket mundësisë për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, ai tha:
“Pse ta jap dorëheqjen, është thjesht një akuzë. Ta shohim.”
SPAK filloi hetimet ndaj Shkrelit pasi Kryeministri bëri një deklaratë gjatë fushatës elektorale të 11 majit, ku i kërkoi atij të mos luante mr dy porta
Hetimet e SPAK për korrupsion zgjedhor pritet të vazhdojnë, ndërsa pas marrjes në pyetje, do të vendosen edhe hapat e mëtejshëm ndaj Shkrelit dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë dosje. a.b











