Arlind Demushi pas vrasjes
Policia e Durrësit ka vënë në pranga 38-vjeçarin Arlind Demushi, i cili akuzohet si autor i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Babrrusë.
Viktima është 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci, i cili u gjet i pajetë në mes të rrugës, me shenja goditjeje me thikë në trup. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10.
Sipas hetimeve paraprake, përplasja mes dy personave ka nisur për motive të dobëta, ndërsa Demushi dyshohet se ka përdorur një thikë, duke e goditur fatalisht 40-vjeçarin dhe e ka lënë të vdekur në vend.
Banorët e zonës kanë qenë ata që kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit dhe shërbimin e ambulancës, por për Ismailgecin nuk kishte më shenja jete.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. a.b












