Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur një afat prej tre javësh për aplikimet në garën për kreun e ri të SPAK, por pas dy javësh nga shpallja e këtij afati, ende nuk është dorëzuar asnjë aplikim zyrtar.
Mbetet vetëm një javë kohë për prokurorët e interesuar që të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm pranë KLP-së.
Ndërkohë, sipas burimeve, disa prej kandidatëve kanë nisur përgatitjen e dokumenteve për të marrë pjesë në garë. Bëhet fjalë për prokurorët Vladimir Mara, Adnan Xholi, Klodian Braho.
Ky është procesi i tretë i përzgjedhjes së drejtuesit të SPAK-ut, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë së re, ku interesi publik dhe institucional pritet të jetë i lartë. a.b











