Një sasi eksplozivi shpërtheu sonte në Krujë duke dëmtuar disa makina. Ngjarja ndodhi në fshatin Larushk në parkimin e një lokali. Një nga makinat i përket kreut të njësisë administrative të Fush Krujës, Ilir Loci.
“Rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe Ilir Loci”, njoftoi policia e Krujës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. a.b












