Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme mori pjesë mbrëmë në darkën e shtruar nga Sekretari i Shtetit Marko Rubio.
”Me shumë kënaqësi iu bashkova darkës transatlantike, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, ndërkohë që aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.
Spiropali ndodhet në New York bashkë me Presidentin Bajram Begaj për të marrë pjesë në Asamblenë e OKB. a.b












