Shqipëria do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian. Më 16 shtator, Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian ka ftuar vendin tonë që, në prani të ministrave të Jashtëm të të gjitha shteteve anëtare, të hapë edhe 4 kapituj të rinj negociues.
Këta kapituj i shtohen 24 të hapurve gjatë 11 muajve të fundit, duke e çuar në 28 numrin total dhe duke vendosur një rekord për shpejtësinë e ecurisë së procesit të negociatave.
Fokus i veçantë i kapitujve të rinj do të jetë Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, që përfshijnë fusha jetike si transporti, energjia, rrjetet transeuropiane dhe mbrojtja e mjedisit. a.b











