Foto ilustuese
Një aksident rrugor është verifikuar paraditen e sotme në Librazhd, ku është përfshirë një automjet i blinduar.
Autoritetet lokale njoftojnë se bëhet fjalë për një mjeti të liçencuar për transportin e parave, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Për pasojë, një person ka mbetur i lënduar. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara, shtojnë burimet. /TCH












