Avokati Kujtim Cakrani
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi sot kërkesën e ish Presidentit Ilir Meta për të zëvëbdësuar masën e sigurisë me burg me një tjetër më të lehtë.
Gjyqtarja Igerta Hysi, la sot në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, arrest me burg për Ilir Metën.
Meta është akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit. a.b












