Këshilli i Ministrave ka larguar sot nga detyra 3 zv/ministra.
Janë liruar nga detyra 3 zëvendësministra, Ceno Klosi, Ilva Gjuzi dhe Romina Kuko pasi janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 11 majit të këtij viti.
”Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:
U lirua nga detyra znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit;
U lirua nga detyra z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
U lirua nga detyra znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshme”, njofroi zyra e komunikimit të qeverise. m.k











