• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhi kërkesë zyrtare SPAK: Në çfarë faze janë hetimet për aferën 5 milion euro të Belinda Ballukut në digën e Zadejës

droni by droni
2 September, 2025
in Ekonomia, Kronika, Kryesore
0
Bardhi kërkesë zyrtare SPAK: Në çfarë faze janë hetimet për aferën 5 milion euro të Belinda Ballukut në digën e Zadejës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Diga e Zadejës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme, ku I paraqet informacione shtesë mbi atë që e quan afera e Belinda Ballukut me parkun fotovoltaik në Digën e Zadejës. Bardhi ka bërë publike shkresën, ku ndër të tjera ka kërkuar edhe informacion mbi ecurinë e hetimeve.

Në një reagim Gazment Bardhi shprehet se: “Lufta kundër korrupsionit qeveritar kërkon vetëm guxim dhe profesionalizëm nga prokurorët e posaçëm. Aferat e shumta të Belinda Ballukut, që janë kryer pa asnjë frikë për ligjin, nuk kanë nevojë për shumë kohë për tu zbuluar. Vetë SPAK ka provuar me veprime konkrete se si çmimet e procedurave të prokurimit fryhen për të vjedhur me dyfishin e kostos. I jam drejtuar zyrtarisht SPAK jo vetëm për ta informuar që e ka lehtësisht të hetueshme aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës, por edhe për të na informuar se në çfarë faze janë hetimet mbi këtë çështje. Vjedhja e hapur e 5 milion eurove nuk mund të zvarritet apo lihet në harresë.”.

Më poshte shkresa e plotë drejtuar SPAK nga Gazment Bardhi:

I nderuar z. Drejtues i Prokurorisë,

Me shkresën e datës 04.11.2024, marrë nga ana juaj në datën 06.11.2024, kemi përcjellë një informacion për fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetases Belinda Balluku, me detyrë Zëvëndëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Konkretisht, informacioni i përcjellë kishte të bënte me procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”, për të cilën në datën 14.08.2023, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (“KESH” sh.a.), ka lidhur kontratën me vlerë 812.702.500 lekë ~ 8.13 milionë euro ose 97% e fondit limit.

Kjo procedurë prokurimi ngrinte dyshime të forta për abuzim dhe paligjshmëri, pasi oferta e kontraktuar nga KESH sh.a., për 1 MWp në Digën e Zadejës është 98.509.000 lekë ~ 985.000 euro për MWp. Ndërsa, oferta ekonomike nga e njëjta kompani zbatuese dhe ofertuese për një projekt tjetër me kërkesa teknike edhe më të larta, e financuar me fonde jopublike, është 365.000 Euro për MWp ose 620.090 euro më pak se vlera e kontraktuar nga KESH sh.a. Pra, nëse projekti “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”, me kapacitet 8.25 MWp do të ndërtohej me të njëjtën çmim që e njëjta kompani ka kontraktuar në sektorin privat, ky projekt do të kapte vlerën 8.25 MWp x 365.000 euro = 3.011.250 euro ose 5.115.775 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a. Ndërkohë që oferta e dytë tregtare për një instalim me kapacitet 10 MWp i dhënë po nga ajo kompani rezulton me vlerën 375.000 Euro për MWp, që do të thotë se nëse do të aplikohej ky çmim për kontratën me KESH sh.a., atëherë vlera e kontratës do të ishte 3.093.750 euro ose 5.033.275 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a.

Kostot e fryra fiktivisht i kanë sjellë një dëm prej 5 (pesë) milionë euro Buxhetit të Shtetit, për të cilin dëm shtetasja Belinda Balluku, me detyrë Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe shtetasi Ergys Verdho, me detyrë administrator i KESH sh.a., megjithëse kanë pasur dijeni të plotë për diferencën e madhe të çmimeve ndërmjet sektorit publik dhe privat për shkak se çdo projekt për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese paraqitet në MIE, me vetëdije të plotë dhe dashje kanë lejuar ardhjen e një dëmi të rëndë ekonomik në Buxhetin e Shtetit, duke sjellë përfitime të paligjshme për subjektet private që kanë lidhur kontratën me KESH sh.a.

Në fakt, fiktiviteti, paligjshmëria dhe abuzimi në këtë procedurë prokurimi publik provohen edhe nga një procedurë prokurimi që ka realizuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për nevojat e veta në tarracën e këtij institucioni me fuqi të instaluar 180 kWp, me vlerë fondi limit 80 mijë euro, ose 444.4 euro/kWp (bashkëlidhur njoftimi i kontratës, termat e referencës dhe specifikimet teknike). Ndërsa, në procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltatik në Digën e Zadejës”, 1 kWp është kontraktuar për 985 euro (540.6 euro më shumë se çmimi i prokuruar nga SPAK), çka do të thotë se kapaciteti 180 kWp i ka kushtuar Buxhetit të Shtetit 177.300 euro. Pra, për të njëjtin kapacitet instalimi prej 180 kWp, ndërmjet prokurimit të realizuar nga SPAK dhe prokurimit të realizuar nga MIE ka një diferencë prej 97.300 (më shumë se dyfishi i vlerës). Nëse procedura e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”, do të ishte realizuar nga SPAK, atëherë kostoja totale do të ishte 8250 kWp x 444.4 euro = 3.666.300 euro ose 4.463.700 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a.

Kjo diferencë prej rreth 4.5 milionë euro përbën një dëm të qartë që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit nga veprimet dhe mosveprimet në kundërshtim me ligjin të shtetasve Belinda Balluku, me detyrë Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ergys Verdho, administrator i kompanisë publike KESH sh.a.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të neneve 75/a, 280 dhe 281 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që ky informacion shtesë, së bashku me dokumentacionin përkatës, të bëhet pjesë e fashikullit hetimor, si dhe në mbështetje të nenit 110 të Kodit të Procedurës Penale të informohemi lidhur me ecurinë e kallëzimit të datës 4.11.2024 të dorëzuar nga ana jonë, duke përfshirë veprimet hetimore të kryera deri më tani dhe gjendjen aktuale të procedimit penal.

Previous Post

UDHËZIMI/ Qeveria ndalon përdorimin e celularëve në shkolla, rregulla të reja për nxënësit dhe prindërit

Next Post

Zbulohet varr monumental romak në Bulqizë, i pari i këtij lloj në vend

droni

droni

Next Post
Zbulohet varr monumental romak në Bulqizë, i pari i këtij lloj në vend

Zbulohet varr monumental romak në Bulqizë, i pari i këtij lloj në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

4 October, 2025
VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe shfaq kalbësirën brenda PS, socialistët të lënë pas dore, vëmendje vetëm për patronazhistët

4 October, 2025
Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

4 October, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.