Inspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Klajdi Zhilla i vetëdorëzua mbrëmjen e së premtes në ambientet e Policisë së Tiranës.
Zhilla u paraqit i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ndaj tij rëndon akuza për korrupsion pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike.
Gjatë dëshmisë paraprake, ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se ishte shpallur në kërkim dhe se këtë informacion e kishte marrë nga mediat.
Ndërkohë, këtë të shtunë në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme u vlerësua masa e sigurisë ndaj inspektorit tjetër të IMT-së, Geraldo Fuçia. Gjykata vendosi ta lërë në qeli.
Pronari i një lokali në Kombinat ka kallëzuar inspektorët duke i akuzuar se i kishin kërkuar 1,000 euro ryshfet për një tendë të vendosur pa leje. a.b











