Vera e nxehtë uli perden sot me një stuhi të fuqishme, ndërsa reshjet e dendura dhe erërat e forta përfshinë Tiranën.
Era thei degë pemësh ndërsa pluhurat e papastruara gjithë verln nga bashkia iu ngjitën mureve dhe dritareve të pallateve.
Sipas shërbimeve meteorologjike, dita e sotme dhe mëngjesi i ditës së nesërme do të shoqërohen nga mot i keq me reshje intensive shiu dhe stuhi të forta shoqëruar me shkarkesa.
Pamjet e rrugëve në Tiranë tregojnë për çadra, tavolina dhe objekte të tjera të lehta që fluturojnë nëpër rrugë, duke rrezikuar qarkullimin dhe sigurinë e njerëzve.
Nesër mëngjes priten reshje të izoluara dhe më të lehta, me përmirësim gradual të motit gjatë mëngjesit. a.b











