Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmë në qendër të Athinës pranë sheshit “Omonia” në Athinë.
Grindja mësohet se ka nisur për shkak të ngacmimit të kamerieres. Viktima është një 47-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ende. Ai është pronari i një kafeneje.
Pasi kamerierja iu ankua se një klient emigrant nga Iraku e ngacmonte, shqiptari ka ndërhyrë bashkë me të dashurin e kamerieres, një shtetas nga Kazakistani, duke e larguar irakenin. Më vonë emigranti nga Iraku u kthye me një pistoletë në dorë dhe qëlloi për vdekje shqiptarin.
Nga ngjarja mbeten të plagosur në këmbë edhe dy persona të tjerë.












