Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sërish sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ai u fotografua teksa mbërrinte me një zarf në dorë, duke ngritur pikëpyetje mbi përmbajtjen e dokumenteve që pritet të dorëzohen tek hetuesit. Veliaj dëshmoi për rreth 5 orë një ditë më parë.
4fba8b9d-2980-4262-abf1-b1a6553f8143
Burime nga SPAK bëjnë me dije se paraqitja e tij lidhet me vijimin e hetimeve për çështje që lidhet me akuzat ndaj Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.
Nuk dihet se kur do të thirren drejtuesit e One Albania të cilët financuan kompanitë e Arbrit me kontrata. Ndërkaq dihet se shtrirja e fobrave optike në Tiranë nga One u bë me punëtorët e bashkisë, një projekt privat ky disamilionësh. a.b












