Banorët e Torovicës kanë bllokuar aksin nacional Lezhë-Shkodër.
Ata kërkojnë rikonstruksionin e 16 km rruge, bonifikimin e tokave bujqësore, dëmshpërblimin nga përmbytjet, si dhe rehabilitimin e rrjetit të energjisë elektrike.
Gjatë protestës ata i bënë apel ndërkombëtarëve dhe Avokatit të Popullit që ti nxjerrë nga varfëria.
Banorëve ju bashkua edhe kryebashkiaku i Lezhës, Frrokaj duke kërkuar zgjidhje nga Qeveria.












