Një automjet është grabitur mbrëmjen e sotme nën kërcënimin e armës nga një person i armatosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kosovarëve, pranë Liqenit Artificial.
Nga informacionet paraprake mësohet se autori ka ndaluar në rrugë automjetin dhe ka kërcënuar drejtuesin që të dalë nga makina. Policia bën të ditur se mjeti që u vodh është “Mercedes Benz” ML.
Gjatë grabitjes, autori plagosi me armë shoferin e më pas u largua me shpejtësi. Drejtuesi i automjetit, me iniciale Th. N., i plagosur në këmbë është jashtë rrezikut për jetën.
Pas njoftimit, për kapjen e grabitësit janë ngritur postblloqe si dhe janë njoftuar policitë e Durrësit, Lezhës dhe Krujës për të kryer kontrolle.












