Kreu i PD, Sali Berisha denoncoi sot një tjetër skandal të qeverisë gjatë fushatës zgjedhore. Rama bleu vota duke përdorur pagesat për personat me aftësi ndryshe! Ai shpërndau 40 euro për rreth 200 mijë persona me aftësi ndryshe dhe kujdestarët e tyre, tha Berisha.
“Krimi elektoral i Edi Ramës nuk ka të ndalur.
Ai ka përdorur pagesat për personat me aftësi ndryshe në kulmin e fushatës elektorale për të blerë vota.
Ka shpërndarë për 164 mijë persona me aftësi ndryshe, dhe për mijëra e mijëra kujdestarë të tyre që në total shkojnë rreth 200 mijë, ka shpërndarë si shpërblim 4 mijë lekë apo 40 euro.
Një vendim, të cilin e kanë marrë në dhjetor, por e kanë zbatuar pikërisht atëherë kur nuk mund të zbatohej, e kanë zbatuar në fushatën elektorale.
Solla këto shembuj për të ilustruar cinizmin ekstrem dhe pashpirtësinë e narkoqeverisë, e cila ndonëse i lë në kushte më të mjera, ju e patë, pensioni në Shqipëri është 60 përqind më i ulët se sa në vendin me pensionin më të ulët në Europë.
Dhe në vend se të ishte ndjekur politika e rritjes së pensioneve, e vendosjes së minimumit jetik, ndiqet praktika e shpërblimit për votë si për pensionistët, ashtu edhe për 200 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre”, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha. a.b












