Foto ilustruese
Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në lagjen “Pavarësia”, ku një konflikt mes tre të rinjve përfundoi me dy persona të plagosur me thikë.
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonën e rrugës “Pelivan Leskaj”, ku ndodhi përplasja, uniformat blu kanë identifikuar dhe vënë në pranga 32-vjeçarin Indrit Halili, i dyshuar si autor i goditjes me mjet prerës ndaj dy të rinjve.
Të plagosurit, Kristi Konstadini (32 vjeç) dhe Marjus Farkaj (39 vjeç), janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale. Burime nga policia thanë se konflikti mes tre shtetasve ka nisur fillimisht me debate verbale dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike me shkelma, grushte dhe përdorim të thikës.
Indrit Halili, i cili gjithashtu ka pësuar dëmtime gjatë përleshjes, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, ku është arrestuar më pas nga policia. Fatmirësisht, mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe motivet që çuan në përshkallëzimin e tij vijojnë. m.k











