• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SONILA MEÇO/ Turisti i betonit apo natyrës në Shqipëri pas 5 vitesh

droni by droni
26 July, 2025
in Kryesore, Opinion
0
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sonila Meço

Për shkak të miqësive, njohjeve, krushqive e profesionit kam sjellë shumë turistë të huaj në Shqipëri. Nga të rinj me çantë shpine në dhoma hosteli tek familjarët me radhë valixhesh e kërkesa për jacuzzi në dhomë. Nga çiftet e turizmit historik, atij malor e kulturor tek pensionistët nordikë të malluar për plazh.
Thuajse nga çdo kontinent.
Edhe sivjet plot kam sjellë.
Nuk do t’i hyj përshtypjeve të tyre, premtimit për t’u kthyer a jo sërish në vendin aq shumë të reklamuar e aq fort të rekomanduar prej dëshirës sime.

Por teksa pres e përcjell edhe këtë vit e sidomos këtë vit, ndërsa ende nuk kam nisur pushimet e mia e vijoj me programin ditor në tv, nuk e ndal dot imagjinatën, që ushqehet me lajmin e përditshëm, filozofinë e mandatit të katërt dhe simfoninë e çakorduar me violinë të parë ruspat dhe dirigjent “investitorin strategjik”.

Dhe po mendoja çfarë na pret pas 5 vitesh? Viti 2030…
Çfarë do të gjejë turisti i ftuar po me të njëjtën dëshirë nga ne teksa zbret në një aeroport të ri ndërtuar buzë lagunës, në një vend ku dikur shtegëtonin flamingot?!

E përshëndet një recepsionist nepalez me dialekt vlonjat. E shoqëron drejt resortit (dikur pyll pishash a zonë e mbrojtur): një kompleks i rrethuar me gardhe të larta dhe palma të importuara.

Në rrugë nuk sheh natyrë, por kantiere ndërtimi, shpate malesh të zhveshura, brigje të betonizuara, pllaka që digjen nga dielli. Kodrat janë shndërruar në parkingje me nivele, ndërsa bregu themel për kulla në det.

Në plazhe nuk ka më rërë. Ka beton dekorativ që imiton guralecët.
Betoni nuk është më thjesht material ndërtimi, por gjuha e vetme e pushtetit, shenjë e kontrollit absolut.
Nuk ndërtohet sepse ka nevojë. Ndërtohet sepse mundet.

Në vend nuk ka më bujqësi se “nuk ia vlen”. Tokat u shitën për projekte betoni. Disa i morën “investitorët strategjikë” që ndërtuan resorte me çmime evropiane, të tjerat mbetën bosh, si fantazma se pronarët ikën a u arrestuan, ekstraduan, vranë a zhdukën.

Në vend të qendrës së fshatit, një supermarket me emër francez, por me produkte sllave.
Në zemër të qytetit bregdetar, qendra tregtare mbushur me dyqane suvenirësh të zinxhirit “Tradita”, por me produktet nga Alibaba.

Shqipëria 2030 nuk prodhon më asgjë vetë: gjithçka importohet, ushqimi, energjia, madje edhe njerëzit që punojnë.

Kuzhinieri është nga Filipinet. I ofron turistëve një version vegan të fërgesës me djathë importi, speca nga Afrika dhe domate nga Turqia.

Ture të ndryshme të ftojnë të shijosh kuzhinën lokale me burrata nga Puglia, djathë me trumzë nga Greqia, qumësht pa laktozë në kuti me gërma cirilike, “tavë shqiptare” me oriz basmati dhe mish të ngrirë nga Brazili.

Në darkë, në kalanë e qytetit kërcet muzika me DJ dhe këngëtare me playback, nëse atë natë kalaja nuk është dhënë me qira për dasma emigrantësh. Flamuri shqiptar është zëvendësuar nga një instalacion me drita LED në formë shqiponje, që ndizet me sponsorizim nga grosistët e ushqimeve dhe farmaceutikës.

Në një nga baret në kala të shërbejnë një raki prej një kompanie të huaj në bazë të recetës “origjinale të gjyshit”. Gjyshi jeton në Kanada, brez i shtatë.

Shqipëria e 2030-ës është një destinacion anonim, pa vend e komb. Vendi që banorin e vet e ka ose emigrant, ose turist. Një vendi i projektuar për importe materiale dhe për eksport emocional: pak flamur, pak patriotizëm stadiumesh, pak nostalgji të menaxhuar mirë.

Rinia vendase është ose në emigracion, ose duke punuar në ndonjë call center në Indi që menaxhon prenotimet online për “maldivet e Europës”.

Turistët nuk shohin më Shqipërinë në vitin 2030, por versionin që ka mbetur pasi shqiptarët janë përjashtuar nga vendi i tyre.
Deti shihet nga jahtet që ngarkohen me naftë të lirë, por banorët nuk notojnë dot në të.
Shqiptarët kanë ndaluar së prodhuari bulmetra, por punësohen në mënyrë sezonale nga pronarët e rinj të Shqipërisë.
Në shtëpitë e braktisura nuk ka më ujë në rubinetat e fshatrave, por rrjedh i uruari vú në “infinity pool”, ku lahen bobat e amnistuar, fëmijët e zengjinëve të pas 2015-ës dhe influenceret e inteligjencës artificiale.

Shqipëria 2030 ka tjetër klimë dhe reliev prej betonit dhe erozionit, tjetër bimësi prej projektit “Kanabis mjekësor”, tjetër popullsi prej zëvendësimit të kombit, tjetër ekonomi prej zonave të lira, tjetër lloj shteti, federativ ku bashkohen trojet me pronarë arabë, amerikanë, italianë, francezë, iranianë, afrikanë dhe sovranitet bektashi, tjetër republikë prej njehsimit të shtetit me pushtetin, tjetër juridiksion, tjetër gjuhë zyrtare…

Dhe kur dikush të pyesë se ku janë vendasit, s’do ketë mbetur më kush të kthejë përgjigjen përveç kullave të larta që nuk dinë të tregojnë as legjendë, as histori.

Sepse Shqipëria 2030 ka rrezikun e madh të shndërrohet në një vend ku banorët nuk guxojnë më as ta kujtojnë atë që turistët nuk do të mund ta shohin kurrë më.

Previous Post

Sa policë ruajnë të arrestuarit në shtëpi, 10-20 policë vetëm për një të arrestuar

Next Post

EDMOND SPAHO/ Dy propozimet e tmerrshme për ndryshime në Kodin Penal

droni

droni

Next Post
Spaho: Zhurma me kasat për të mbuluar kontrabandën dhe rritjen e taksave

EDMOND SPAHO/ Dy propozimet e tmerrshme për ndryshime në Kodin Penal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

4 October, 2025
VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe shfaq kalbësirën brenda PS, socialistët të lënë pas dore, vëmendje vetëm për patronazhistët

4 October, 2025
Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

4 October, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.