Është ndarë nga jeta, mbrëmjen e së shtunës, At Nikolla Marku, prifti i Kishës “Shën Maria” në Elbasan, ndërkohë i njohur për debatin me Kishën Autoqefale Shqiptare dhe ndikimin grek sipas tij tek jjo kishë.
Prifti At Nikolla Marku u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare ndërsa vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Ceremonia mortore do të mbahet këtë të diel, më 20 korrik, në orën 17:00, ku familjarë, miq, bashkëqytetarë dhe besimtarë do t’i japin lamtumirën e fundit.
At Nikolla ishte një prift i besimit ortodoks dhe nuk njihej nga Kisha Ortodokse autoqefale e Shqipërisë. Megjithatë ai nderohej e respektohej nga qytetarët dhe kishte mbështetje të gjerë të komunitetit. a.b












