Edi Rama sipas parashikimit dhe paralajmërimit, zhvilloi sot një takim me studentë të magjistraturës dhe juridikut.
Pas fjalës së stërzgjatur, Rama u tregua “dorëlëshuar”, kur i ftoi studentët , “mund të diskutoni dhe të më pyesni për çfarë të doni”.
Pas kësaj, një studente çeli serinë e pyetjeve, me interesimin dhe merakun e saj se “çfarë parashikon reforma në drejtësi për reformimin e fakultetit të drejtësisë”.
Pas kësaj pyetje të parë, Edi Rama “u dorëzua”
“O më keni kapur keq, sepse nuk jam informuar për parashikimet e reformës për fakultetin e drejtësisë…”.
… Dhe megjithatë foli e foli në përgjithësi për “reformën reale” në arsimin e lartë.











