• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SONILA MEÇO/ Bëni kujdes! Shqipëria kantier ndërtimi. Qytetarët nuk janë më përdorues të këtij territori

droni by droni
14 July, 2025
in Kryesore, Opinion
0
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sonila Meço

Bëni kujdes! Shqipëria kantier ndërtimi.
Qytetarët nuk janë më përdorues të këtij territori.

Çdo sjellje e deklaratë publike po vërteton se në Shqipëri nuk po ndodhin ndërhyrje urbane, por një riformatim politik i territorit.
Propaganda po çartet me çdo mënyrë ta shpallë si zhvillim e modernizim të hapësirës, por çdo veprim ulëret thelbin: përqendrim pushteti, metër për metër katror.

Shembjet në Theth, “çlirimi” i hapësirave publike në Vlorë e më pas kryq e tërthor Shqipërisë janë pjesë e së njëjtës logjikë. Të mos mbetet asnjë hapësirë e pa kontrolluar, e pa menaxhuar, e pa përdorur nga pushteti.

Ky mandat i ri i plotfuqishëm i pushtetit u mbajt me sforco publike në premtimin për integrim të shpejtë europian, por edhe mbi garancinë për falje gjobash, legalizime, zgjidhje problemesh pronësie. Me votë të marrë më shumë se një herë me rrëmbime e mashtrime, farsa nuk priti as 100 ditë për të “varrosur” në gërmadha çdo premtim.

BE-ja nuk është një standard urban. Është një arkitekturë politike që funksion nën trarë të qartë: e drejta, konsensusi dhe transparenca. Kur asnjëri prej tyre nuk është funksional, çdo veprim, sado estetik në dukje është dërrmë ndaj integrimit.

Dhe në këtë kapje të territorit, pak rëndësi ka nëse një hapësirë kthehet në livadh, pedonale apo resort. Ajo që duhet të vlejë është kush vendos, si vendos dhe mbi çfarë mekanizmash kontrolli vepron vendimi.

Në Shqipëri, ndërhyrjet mbi territor nuk janë produkt i dialogut me komunitetin, nuk kalojnë përmes gjykatave, nuk kanë verifikim publik mbi pronësinë apo analizë të ndikimit social. Ato “legjitimohen” nga një qendër unike vendimmarrjeje, me zbatim vertikal dhe me kontroll të plotë politik mbi çdo zyrë të pushtetit lokal.

Në këtë zallamahi, atletet e bardha në samite dhe gjunjëzimi prej argati ndaj kryeministres italiane kanë prodhuar një tezë unike “pro” europiane për kanceleritë e mjaftuara me stabilitet e mos kokëçarje nga Ballkani.

Një nga manovrat më të vjetra të autokracisë është që udhëheqësi të paraqitet si e vetmja mendje racionale në një vend irracional. Edi Rama e ka ndërtuar me kujdes këtë narrativë përpara ndërkombëtarëve, se shqiptarët janë të vështirë, të papjekur, emocionalë, që nuk dinë të organizohen, që nuk marrin vesh me të mirë. Opozita është destruktive, tribale dhe se ai është i vetmi që mund t’i udhëheqë shqiptarët drejt “modernitetit”, edhe me forcë, edhe me rregull, edhe me ca doza spektakël.

Ky është një justifikim klasik paternalist (që mjeshtërisht i është sugjeruar kryepushtetarit nga ata që e dinë se çfarë do të dëgjojë Brukseli i lodhur nga krizat e brendshme e zgjerimet) për të legjitimuar përqendrimin e pushtetit në një dorë të vetme. Duke shpërfillur kësisoj nën hundën e BE-së çdo kërkesë për transparencë, kontroll institucional dhe ndarje pushtetesh.

Kur kryeministri thotë se çdo përpjekje zhvillimi e modernizimi “e bëj me ligj”, ai zakonisht i referohet ligjeve që vetë shumica e tij i ka votuar pa debat, pa kundërshtim dhe pa ndjeshmëri sociale. Ai krijon rregullin, pastaj e përdor si justifikim për forcën.

I gjithë aksioni i lemerisur i këtyre ditëve në kulm sezoni turistik është modeli klasik i liderit që krijon boshllëk institucional për të nxjerrë në pah veten si të pazëvendësueshëm.

Por ky konstrukt nuk mund t’i qendrojë arkitekturës europiane. Madje ngjan si ato ndërtimet pa leje, me dërrasa, që i shemb me gjysmë rruspe. Sepse asnjë shoqëri demokratike nuk qëndron mbi idenë se populli është injorant dhe lideri i ndritshëm, por mbi institucione që nuk varen nga ndriçimi personal i askujt.

E megjithatë ende mbahet kjo katrahurë si ndërtim pa leje në portat e Europës me “vjeljen” e votës shqiptarëve pavarësisht mashtrimit përsëritës. Ka diçka të pashpjegueshme dhe njëherazi thellësisht shqiptare në mënyrën se si një pjesë e mirë e votojnë dhe duartrokasin një pushtet që i mashtron, i përbuz dhe i lë pas. Ky nuk është vetëm raport elektoral, por një marrëdhënie psikologjike, që normalizon talljen, zëvendëson dinjitetin me përfitim personal çasti.

Ndaj Europa nis e beson përrallën e stabilitetit, sepse ka një gogol të butë në pseudo demokraci, që quhet vetnënshtrim me votë. Nuk ndodh njëherë. Nuk ndodh në panik. Ndodh ngadalë, përmes një marrëveshjeje të heshtur mes një pushteti që nuk respekton qytetarin dhe një qytetari që ka vendosur të mos kërkojë më respekt.

Që një kryeministër të sillet si sundimtar, nuk mjafton vetëm dëshira e tij e as lobet ndërkombëtare. Duhet edhe pranimi i një shoqërie që nuk e ndien më as peshën e zërit të vet, as turpin e nënshtrimit pa dinjitet.

Dhe kështu, Shqipëria ecën drejt Europës jo si një vend që përmbush standardet, por si një alibi e përdorshme për stabilitetin rajonal. Në këtë rol, kryeministri ynë me atlete të bardha tolerohet jo sepse ndërton institucione, por sepse i kontrollon me efikasitet. Tolerohet edhe nga një popull që hesht, jo nga miratimi, por nga lodhja dhe normalizimi i së padrejtës.

Aksionet e fundit përbëjnë vetëm një nga cepat e yllit në bluzën e fushatës së rilindjes, estetika autoritariste që i lejon regjimit të përdorë pamjen urbane, ndërhyrjet arkitekturore dhe ndryshimet hapësinore për të imponuar një ide të vetën të modernitetit, progresit dhe “rendit”, ndërkohë që shtyp pluralizmin dhe llogaridhënien, favorizon klientët e pushtetit nëpërmjet ligjit, që përdoret për të justifikuar imponimin e forcës.

Kjo nuk është më rruga drejt Europës.
Është një kuturisje e gjatë në vend, me pasaportë gati në xhep dhe me fytyrën e kthyer nga një e ardhme që gjithnjë e më shumë i ngjan të kaluarës. Ama kurthit të stabilitetit të rremë krijuar nga pushteti i dilet vetëm me një shqisë të mprehtë për lirinë dhe bindjen se Europa nuk është vetëm Brukseli.
Europa është ideja se pushteti ka kufij dhe qytetari, dinjitet.
Mu aty nisin ndryshimet e vërteta.
Jo në lartësinë e iluzioneve, por në thellësinë e vetëdijes.

Previous Post

Dënohet ish-shefi i krimeve, Gazmir Preçi për korrupsion pasiv, kërkoi 10 mijë euro për lokalin e striptizmit

Next Post

EMRI/ E kapën në Tiranë për telefon në makinë, kërkohej në Spanjë për mashtrim

droni

droni

Next Post
EMRI/ E kapën në Tiranë për telefon në makinë, kërkohej në Spanjë për mashtrim

EMRI/ E kapën në Tiranë për telefon në makinë, kërkohej në Spanjë për mashtrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

4 October, 2025
VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe shfaq kalbësirën brenda PS, socialistët të lënë pas dore, vëmendje vetëm për patronazhistët

4 October, 2025
Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

4 October, 2025

Recent News

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

4 October, 2025
VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe shfaq kalbësirën brenda PS, socialistët të lënë pas dore, vëmendje vetëm për patronazhistët

4 October, 2025
Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

4 October, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.