Nënë e bijë, dy turiste nga Ukraina rrëzikuan mbytjen sot në Vlorë ndërsa gjenden në spitalin e Vlorës.
“Rreth orës 12:00, në plazhin “Uji i Ftohtë”, kanë rrezikuar të mbyten në det, 2 shtetase të huaja ukrainase (nënë e bijë). Ato janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, njoftoi policia e Vlorës.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit. a.b












