Kapiten Arben Anamali është shpallur sot Dëshmor i Atdheut me një vendim të qeverisë pak ditë pasi humbi jetën në liqenin e Shkodrës ndërkohë që shpëtoi dy turistë.
“Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës”, ka lajmëruar kryeministri Edi Rama sot në rrjete sociale.
I paharruar, Kapiten Arbeni, thekson Rama. a.b











