Arrestohet në Han të Hotit një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.
“U bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:
Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njoftoi policia e Shkodrës.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.












