Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në Jalë.
Arrestohet 36-vjeçari, gjatë kontrollit të të cilit iu gjet lëndë narkotike kokainë, MDMA dhe kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.
“Në fshatin Jalë, Himarë, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit personal dhe atij në banesën ku ishte akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë, MDMA, dhe kanabis”, njoftoi policia e Himarës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. a.b











