SPAK ka finalizuar hetimet lidhur me abuzimet me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës por nuk ka bërë asnjë hap në lidhje me milionat e universiteteve të tjera shpenzuar për rojet e sigurisë.
SPAK ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë në lidhje me 9 tendera të zhvilluar gjatë vitit 2022, me vlerë rreth 90 milionë lekë.
Por shpenzimet e 7 Universiteteve Publike përgjatë vitit akademik 2023-2024, kanë qenë 87.9 milionë Euro. “Miliona euro u alokuan për tenderat për sigurinë e Universititet merrnin pjesën e luanit, a thua se Universitet janë si Banka.
Këto tendera për sigurinë duhet të kalojnë patjetër në lupën e SPAK se rrisku që të jemi përballë tenderave të paracaktuar është i lartë”, thuhet në një deklaratë të Qendrës Qytetare. a.b











