Një person humbi jetën sot në ujerat termale të Peshkopisë.
“Rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Gropa e ujërave termale”, në qytetin e Peshkopisë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi E.N., rreth 70 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak”, njoftoi policia e Dibrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b











