• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Oferta e Teheranit për Izraelin dhe për Washingtonin. Cila është diferenca që bën pushteti i mullahëve

droni by droni
16 June, 2025
in Kryesore, Rajoni
0
Sulmi i Izraelit në zemër të Iranit: Goditje ajrore me precizion të lartë ndez flakët e konfliktit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përveç sulmeve me raketa ndaj zonave të banuara izraelite, mullahët duket se nuk kanë shumë për t’i kundërvënë goditjeve ushtarake të Izraelit. Tre ditë pas fillimit të sulmeve kundër komandës ushtarake dhe programit bërthamor, iranianët duan të kthehen në tryezën e bisedimeve. Në këtë kuadër, ata i bëjnë presidentit amerikan Donald Trump një ofertë të helmuar!

Të premten, Izraeli nisi sulmet ajrore kundër regjimit. Tani, Teherani dëshiron të negociojë sërish me presidentin amerikan Trump për një marrëveshje, raporton “Wall Street Journal”.

Sipas raportimeve, “Irani po dërgon sinjale urgjente se synon një fund të armiqësive dhe rifillimin e bisedimeve për programin e tij bërthamor”. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë qeveritarë nga Lindja e Mesme dhe Europa.

Madje më shumë: Teherani thuhet se ka përfshirë tashmë ndërmjetës arabë, të cilët ia kanë përcjellë dëshirën për negociata Izraelit dhe SHBA-së.

Mesazhi për Jerusalemin është se të dy vendet kanë interes të ndalojnë dhunën. Ndërsa mesazhi për Uashingtonin është se Irani dëshiron të vazhdojë negociatat, për sa kohë që SHBA-të nuk përfshihen në luftimet.

Problemi me ofertën e mullahëve: Sipas ndërmjetësve arabë, Irani nuk është i gatshëm të bëjë lëshime të reja në negociatat për programin bërthamor – si për shembull ndalimin e pasurimit të uraniumit.

Përkundrazi, Teherani thuhet se ka kërcënuar se do të përshpejtojë programin e tij bërthamor dhe do të zgjerojë luftën, nëse bisedimet e reja rezultojnë të pasuksesshme.

Presidenti amerikan Trump e konfirmoi lajmin në mbrëmjen e së hënës, por nuk u shfaq shumë entuziast ndaj ofertës së mullahëve: “Ata duan të bisedojnë. Por këtë duhet ta kishin bërë më herët. (…) Irani nuk po fiton këtë luftë. Duhet të flasin – dhe menjëherë, përpara se të jetë vonë”.

Sipas “Wall Street Journal”, llogaritja e iranianëve është se Izraeli nuk mund të përballojë një luftë të gjatë lodhjeje dhe se pa SHBA-të nuk është në gjendje të shkatërrojë instalimet bërthamore që ndodhen nën tokë. Si për shembull objekti në Fordo, i cili ndodhet nën një mal.

Qeveria e Izraelit nuk pritet të ndikohet nga gatishmëria e supozuar e Iranit për negociata, për ta ndërprerë operacionin. Sipas Forcave Ajrore izraelite, “Izraeli kontrollon qiellin” nga kufiri perëndimor i Iranit deri në Teheran. Me fjalë të tjera: avionët luftarakë izraelitë mund të godasin objektiva ushtarake, të shërbimeve sekrete dhe bërthamore pa u kërcënuar nga forcat ajrore apo mbrojtja ajrore iraniane.

Në fakt, Jerusalemi nuk është kundër negociatave të reja: megjithatë, Irani duhet të pranojë kushtet izraelite dhe amerikane. Objektivat e Izraelit përfshijnë ndër të tjera: heqjen dorë nga pasurimi i uraniumit, ndalimin e financimit të organizatave terroriste (si Hamas, Hezbollahu, Huthi) dhe përfundimin e programit raketor.Bild

Previous Post

BKH, kontrolle në bashkinë Tepelenë pas hetimeve të prokurorit Maksuti

Next Post

SPAK vendos të mos hetojë qeverinë për faljen e gjobave në fushatë

droni

droni

Next Post
SPAK vendos të mos hetojë qeverinë për faljen e gjobave në fushatë

SPAK vendos të mos hetojë qeverinë për faljen e gjobave në fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.