Kreu i PD, Sali Berisha kanprofilizuar kandidatin e mundshëm për bashkinë e Tiranës. Mbështes propozimin për një kandidat të përbashkët nga opozita, por nuk duhet të jetë njeri jopolitik, ka thënë sot Berisha.
“Për të dalë partitë opozitare më një kandidat, këtë e mbështes plotësisht.
Por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i bashkisë së kryeqytetit, një njeri jopolitik, një gjë të tillë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.
Sepse ai të paktën duhet të ketë një program, në të cilin çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit në Tiranë.
Nuk di se ç’nënkuptohet me kandidat apolitik, nuk e kam të qartë, por për një kandidat të përbashkët, plotësisht e drejtë është si sugjerim”, deklaroi Berisha. a.b












