Një i ri i dha fund jetës sot në një fshat të Maliqit. Ngjarja ndodhi në Sovjan ku 35 vjeçari zgjodhi ti japë fund jetës në oborrin e shtëpisë.
“Rreth orës 12:20 në fshatin Sovjan, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., rreth 35 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”, njoftoi policia e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b












