Një shpërthim ka ndodhur këtë mbrëmje në ambientet e brendshme të burgut të Fushë Krujës. Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur tek gjeneratorët.

“Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale”, njoftoi policia e Fushë Krujës.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit. a.b











