Me kerkese te SPAK dhe vendim te GJKKO jane miratuar masa arrest shtepie e detyrim paraqitje për 36 zyrtarë e biznesmenë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Kavajë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Hetimi po zhvillohet per akuza për korrrupsion, kontrabande ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, evazion fiskal, fshehje te ardhurash etj.
Mes tyre është edhe një familjare e deputetit socialist Luan Duzha. Ajo është Matilda Duzha dhe akuzohet për kontrabandë dhe përfshirje në grup kriminal. Asaj i është ndaluar dalja jadhtë vendit dhe ka detyrim të paraqitet në SPAK. a.b











