Kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
9994fe4f-c04a-4987-abfb-3941c67d022c
Ai garoi në Qarkun e Durrësit por nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit, ndërsa u rreshtua i dyti në listën e hapur.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK për çështjen. Por mësohet paraprakisht se Kalaja do të dorëzojë një kallëzim penal në institucionin e Prokurorisë së Posaçme, për vendimin e qeverisë për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve. a.b












