Një minator humbi jetën sot në Prrebjas ndërsa po punonte në një galeri kromi.
“Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Syrja Bego 57 vjeç”, njoftoi policia e Librazhdit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. a.b











