Ka zgjatur disa orë seanca për 14 personat e arrestuar me urdhër të SPAK si pjesë e grupit të Troplinëve në Durrës.
Mes personave të ndaluar është edhe ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina, ku avokati i tij mbrojtës Rigert Koni i kërkoi prokurorisë të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga këto persona. Kjo për shkak se nga disa prej mbrojtësve kërkohet t’i përcaktohet saktësisht vepra penale, pasi nuk pranojmë që të jenë pjesë e grupit kriminal në fjalë.
Sipas avokatëve, materialet e përcjella nga autoritetet italiane janë të vetmet prova ku mbështetet dyshimi i arsyeshëm që janë komunikimet e kryera në SkyECC. Mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë që përveç bisedave në Sky, të fakti të mbështetet edhe në prova të tjera. Ndërkohë, deri më tani kanë relatuar 11 persona, ndërsa vetëm 3 kanë mbetur pa folur në sallën nr. 1 të Gjykatës së Posaçme.
Gjykata e Posaçme shpall vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest në burg për 13 të dyshuarit, ndërsa zbuti masën për avokatin Armand Tragaj në detyrim paraqitje.a.b
EMRAT/
Orgest Molla
Armand Tragaj
Altin Morina
Akil Ndrejaku
Musa Koça
Rando Aliu
Sokol Isteri Tatani
Bexhet Mema
Ervis Deti
Ligor çombashi
Altin Pjetri
Ervin Zeqiri
Gezim Thartori
Alfred Hysa












